Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin tonë rruga e Arbrit është mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ky është vendi i autoriteteve për shkak të temperaturave shumë të ulëta.
Moti i keq ka bërë që Bypasi i Murrizit në këtë rrugë të kthehet në një segment të rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve.
“Për shkak të reshjeve të dendura te dëbores gjatë gjithe nates dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshem. Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte!”, thuhet në njoftim.
Rruga e Arbrit kalon në Qarkun e Tiranës, në njësinë administrative të Zall-Bastarit dhe nëpërmjet tunelit të Murrizit, në territorin e bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Drezës, Xibër, Shkallë, Fshat. Pas daljes nga tuneli i Qafë-Buallit rruga kalon në afërsi të urës së Cerenecit, si dhe në të djathtë të fshatit Shupenzë.