Tiranë, tha se investimet e shtetit turk, në drejtim të vendit tonë nuk do të mungojnë. Ai përmendi pasojat që lanë pas dy tërmetet e 2019 dhe ndihmat që janë dhënë nga Turqia.
Sipas Erdogan, është siguruar që të zgjidhë problemin në Xhaminë e Namasgjazë para muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.
“Në emrin e Allahut, mëshirues mëshirëbërës. I nderuar kryeministër i Shqipërisë, miku im i dashur, të nderuar motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Më lejoni t’ju përshëndes me përshëndetjen më të bukur, me konsideratën më të lartë. Paqja e Allahut qoftë mbi ju! Falenderoj Allahun fuqiplotë i cili na bashkoi sot këtu, zemrat tona në këtë shesh. Ju falënderoj për pritjen që na keni bërë deri më tani. E di që keni ardhur nga Shkupi, Shkodra. Keni pritur me orë të tëra. Sot këtu në Shqipëri jeni duke përjetuar një ditë shumë speciale e të veçante, plot emocione. Janë vëllezërit e mi që kanë ardhur dhe nga Kosova, dua tju falënderoj. Po hapim këto vepra të restauruara.
Sot në mëngjes ishim në Laç dhe bëmë dorëzimin e banesave të tërmetit që ishte investim i Turqisë. Ndjejmë kënaqësi kur pamë se ishin shëruar plagët e tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit 2019.
Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia dhe lus Zotin e gjithësisë që të shërojë shpirtrat e atyre që ranë në këtë tërmet. Realisht jam ndjerë shumë i lumtur sot kur pashë se po i dorëzoheshin familjeve të prekura nga tërmeti 522 banesa dhe gjatë asaj periudhe kam qenë vazhdimisht në kontakt me zotin kryeministër, mikun tim. Në fund, arritëm të finalizojmë këto vepra. Po hapim një nga veprat më madhështore me donacion nga Turqia. Kjo vepër xhevahire në mes të Tiranës reflekton kulturën e vlerat e përbashkëta të Shqipërisë dhe Turqisë. Lavdi zotit sot, kjo vepër unike në stilin më të përhapur në Ballkan, me stil shumëngjyrëshe është një nga strukturat më të dalluara. Është një vepër që pasqyron, reflekton nga breza dhe tradita e arkitekturave dhe metodave që janë përdorur deri ditën e sotme. Investimet e bëra do i japin pamje fantastike për këdo që e shikon këtë xhami. Ne i japim përparësi mirëmbajtjes së këtyre monumenteve dhe kontribuojmë me zhvillimin e Shqipërisë. Shpresoj me zemër që tani e tutje dot ë vijojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve tonë shqiptarë. Deri muajin e Ramazanit të kemi zgjidhur problemin e Xhamisë Namasgja.
I ndodhur brenda këtyre ndjenjave dhe mendimeve, me rastin e kësaj ceremonie me hapjen e xhamisë së Et’hem behut, them se do të sjellë dobi, qoftë e hajrit dhe e gëzofshit! Pasi të hapet xhamia, lutjet e ibadetet të pranohen te i madhi Zot! E lus zotin tim të mos na lënë pa fe, pa xhami, pa minare, pa ujë e ajër. Me respekt e dashuri për të gjithë ju që na dëgjuat deri më tani”, tha Erdogan.