Wanda Nara – Mauro Icardi dhe China Suarez, u kthye në një telenovelë të vërtetë disa muaj më parë. E gjitha u zbulua nga Wanda Nara, përmes disa postimeve në rrjete sociale. Pas ditësh lutje e kërkim falje nga lojtari, erdhi lajmërimi nga modelja se ata do të jenë sërish bashkë. Sipas mediave në
Argjentinë, Wanda, ende nuk e ka falur partnerin e saj, me të cilin ka 2 vajza. “Pajtimi” ka të bëjë me një kontratë që ata kanë së bashku, e në lojë sipas tyre, janë miliona euro.
Wanda është agjente e Icardit dhe ka marrëveshje me PSG, lidhur me të drejtat e imazhit. Nëse ndarja do të ndodhte, humbja për modelen do të ishte e madhe.
Kështu shkruajnë mediat në Argjentinë, të cilat shtojnë më tej, se pajtimi me të vërtetë ka ndodhur, por ishin këto detaje që ndryshuan mendjen e Wanda Narës, e se kjo e fundit, nuk e ka falur partnerin pas tradhtisë së tij me aktoren Suarez.