Beatrix Ramosaj, këngëtarja e njohur la shtëpinë e Big Brother VIP në spektaklin e ditës së premte. Pas përfundimit të spektaklit, nuk pati asnjë reagim në rrjete sociale ndërsa nuk u paraqit as në Fan Club pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike.
Ditën e sotme, në llogarinë zyrtare të Donald Veshaj në Instagram është publikuar një fotografi me një dedikim për Beatrix.
“Që të shohesh ylberin duhet të presësh shiun”, shkruhet në fotografinë ku duken të dy pranë njëri tjetrit ndërsa shtohet “Qëndro e fortë dashuria ime”.
Këtë dedikim mendohet ta ketë bërë vëllai i Donaldit, i cili menaxhon rrjetet e tij sociale që kur u bë pjesë e Big Brother VIP.
Kujtojmë se historia e dashurisë e Donaldit me Beatrix nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.