Armina Mevlani, bashkejetuesja e djalit të Sali Berishës e ftuar në “Ftesë në 5”, ka treguar marrëdhënien me familjen e Shkëlzen Berishës.

Armina tha se ka marrëdhënie shumë të mira me nënën e tij, por do të donte që partneri të kishte pak më shumë karakterin e ish kryeministrit Sali Berisha

“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi.

Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, tha Armina.