Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e ashtuquajtur “Big Brother VIP” ka pasur disa rrëfime interesante. Një prej tyre është rrëfimi i aktores Arjola Demiri.

Kjo e fundit u shpreh se në një periudhë të vështirë të jetës, një grua i ishte ofruar për ndihmë. Por me kalimin e kohës, gruaja në fjalë e kishte kaluar simpatinë e saj në dashuri dhe ia kishte shprehur aktores.

“Në një periudhë të vështirë të jetës, një grua më ofroi ndihmë, por me kalimin e kohës, ajo u dashurua në mua”, ka deklaruar Arjola në dhomën e rrëfimit.