Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 17 960 raste të reja me COVID. Po gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 115 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 22.970 në total që prej fillimit të pandemisë.

Në spitale aktualisht po trajtohen në intubim 646 pacientë, nga të cilët 518 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në spital janë shtruar 395 pacientë me COVID, teksa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 462.