Gazetarja Rudina Xhunga ka folur për protestën e 8 janarit në selinë e PD duke thënë se ndërhyrja e policisë shmangu gjakderdhjen mes demokratëve.

Në emisionin “Top Talk” u shpreh se Lulzim Basha, i cili ndodhej në katin e dytë të selisë, e dinte si duhet të komunikonte me Berishën në të tilla raste.

Xhunga: Futja e policisë e pengoi. Gjithçka mund të ndodhte por futja e policisë e pengoi. Palët në njëfarë mënyre, kam përshtypjen që Basha kishte një plan të mësuar nga koha që ka qenë nën leksionet e Berishës, ishte i qartë si komunikohet në të tilla raste. Në këtë mënyrë e bëri, Berisha ra në këtë kurth, mund të mos kishte rënë. Berisha i bëri dëm të paparë vetes atë ditë.

Kujtojmë se në protestën e 8 janarit, policia ndërhyri pasi një grup deputetësh thanë se po ndiheshin në rrezik nga protestuesit që po bënin gjithçka për të hapur dyert. Menjëherë pas thirrje, policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës.