“Loja është aleati juaj më i mirë, nuk lëndoheni kurrë. Këtë vit, krahasuar me të kaluarën, përveç Covid-19 kemi edhe Kupën e Afrikës”. Këto janë fjalët e Arrigo Sacchi-t, ish-trajnerit të Milanit për “Gazzetta dello Sport”, ku më pas vazhdon analizën e tij:
“Van Basten ishte i mrekullueshëm, por ne e fituam titullin edhe pse ai ishte i dëmtuar në pjesën më të madhe të sezonit. Nëse një trajner është fokusuar vetëm tek individët, kjo përbën problem. Nëse është fokusuar në një organizim ekipor mund të ndihet rehat.
Megjithatë, sot po luhet shumë. Është si të mjelni një lopë 5 herë në ditë dhe jo një herë. Unë kam pasur një klub të fortë pas vetes. Percassi dhe Atalanta më vijnë në mendje”.