Kur bëhet fjalë për këshilla, duhet të jeni të sigurt se personat që ia kërkoni duhet tè jenë të duhurit për t’i dhënë. Pra, të kesh një person në jetën tënde që arrin të japë këshillat e duhura në kohën e duhur, konsiderohet fat. Nëse e njihni një, atëherë ka shumë mundësi që ai t’i përkasë një prej shenjave të mëposhtme.
Gaforrja-Kjo shenjë e ujit dallohet për ndjeshmërinë dhe aftësinë për të perceptuar se si ndihen ata që e rrethojnë. Shumë e cilësojnë Gaforren si “nënën e Horoskopit”, për këtë arsye ajo konsiderohet si një nga këshilltaret më të mira. Qoftë për çështje biznesi apo personale, Gaforret janë gjithmonë të gatshëm të dëgjojnë. Zakonisht, këshillat e tyre përfshijnë çdo mundësi, pasi ata përpiqen të mendojnë se si do të ndikohet çdo person i përfshirë, në përpjekjen e tyre për të mos lënduar askënd.
Virgjëresha-Falë vëzhgimit dhe këmbënguljes së tyre në detaje, Virgjëreshat analizojnë faktet dhe “shpikin” strategji për çdo problem. Ata shpesh mund të tremben, por kur bëhet fjalë për këshilla, fjalët e tyre janë shumë të dobishme dhe të përshtatshme. Ata do t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemin tuaj, me përfitimin më të madh për ju, por kini kujdes! Nëse ju japin këshilla dhe ju nuk e ndiqni ose gjërat nuk shkojnë ashtu siç prisnin, atëherë ata bëhen veçanërisht kritikë dhe të rreptë, pasi nuk mund të pranojnë që kanë gabuar apo gabim.
Bricjapi-Nëse një shenjë mëson nga gabimet e saj, është Bricjapi, i cili dallohet për mençurinë e tij. Ai mund të jetë mjaft i rreptë dhe këmbëngulës, por këshillat e tij janë gjithmonë të rëndësishme, pasi vijnë nga përvoja e tij. Në përgjithësi, mbani atë që ai ju thotë për të gjitha fushat e jetës suaj, pasi Bricjapët janë objektivë dhe çdo gjë e trajtojnë në bazë të logjikës dhe jo emocioneve. Ata nuk e pëlqejnë fëmijërinë dhe bisedat e tyre janë të matura dhe kanë të bëjnë vetëm me çështjen që po diskutoni.