Me siguri mund t’ju ketë bërë çudi kur shihni sesi miqtë ose familjarët tuaj i kapërdijnë lehtë disa situata, pa u penduar për çfarë kanë bërë dhe pa e kthyer kokën pas, aq sa nuk do të nguronit aspak t’i quanit moskokëçarës. Mund të jetë një tipar i karakterit të tyre, një lloj qëndrimi që zgjedhin me vullnet të plotë, ose yjet u bëjnë rrengje të tilla. Është pikëriash ashtu siç e lexoni, janë yjet që vendosin për ju. Në mesin e shenjave të zodiakut, ekzistojnë 5 shenja moskokëçarëse që nuk e vrasin mendjen fare.
1. Dashi/ Personat që i përkasin shenjës së dashit shquhen për një shkallë vetëbesimi shumë të lartë, aq sa ndonjëherë mund të keqinterpretohet edhe si egoizëm. Mund të ndihen keq nëse pësojnë ndonjë zhgënjim ose zemëratë të vogël, por e hedhin pas shpine shumë lehtë dhe nuk u japin rëndësi mendimit të të tjerëve.
2. Demi/ Brirët e demit nuk duhet t’ju trembin aspak, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për menefregizmin e tij. Kjo shenjë është shumë e vendosur dhe nuk tërhiqet lehtë nga vendimet që merr. Përpara se të prishni miqësinë me një dem, duhet të mendoheni mirë.
3. Binjakët/ Binjakët janë shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm ndaj nevojave të tjetrit, por nëse kaloni kufirin e durimit të tyre përgatituni për një valë të madhe indeference. Kujdes, binjakët mund t’ju nxjerrin nga jeta pa u menduar gjatë.
4. Virgjëresha/ Virgjëreshat kanë një mekanizëm mbrojtës dhe një qëndrim sfidues ndaj gjërave të rëndësishme në jetën e tyre. Ndonjëherë bëhen mospërfillëse, duke i bërë ata një nga shenjat e zodiakut, që nuk e vrasin mendjen fare.
5. Shigjetari/ Shigjetari njihet si një shenjë shumë përzgjedhëse. E ka kohën shumë të çmuar dhe sigurisht që nuk mund ta ndajë me këdo apo me gjëra pa rëndësi. Janë moskokëçarës të lindur dhe nuk pendohen aspak për këtë.