Këngëtarja Ronela Hajati ka marrë një koment të pakëndshëm ditën e sotme teksa një nga ndjekësit e ka ofenduar, por duket se kjo nuk i ka bërë përshtypje teksa ja ka kthyer menjëherë përgjigjen.
Ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram dhe mes komenteve të shumta të ndjekësve, të cilët e kanë uruar për fitoren në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, ka qënë dhe ai i dikujt që e ka quajtur këngëtaren “lopë holandeze”. Këtij komenti i është përgjigjur vetë Ronela dhe pa e vrarë aspak mendjen e ka quajtur ndjekësin mbrapsht një “gomar shqiptar”.
Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, me këngën “Sekret”. Ndërkohë që në vendin e dytë u pozicionua Alban Ramosaj, i cili i kërkoi Ronelës që të sjellë Eurovision-in në Shqipëri.