Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi. Sipas raportimeve 27,766 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID. Prej fillimit të pandemisë në Greqi, janë regjistruar në total 1,535,382 raste me COVID, prej të cilëve 49,9 për qind janë meshkuj.
Gjatë 24 orëve të fundit, fatkeqësisht 85 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin. Prej fillimit të pandemisë në shtetin grek, janë shënuar 21,479 v i kt i ma. Numri i pacientëve të intubuar ka arritur në 654, mosha mesatare e të cilëve është 64 vjeç. Sakaq, mjekët apelojnë qytetarët të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e COVID dhe varianteve të reja të tij.