Para hyrjes në “Big Brother VIP”, banorët i kanë lënë faqjet e tyre në rrjete sociale në menaxhim të dikujt, qoftë nga familja, shoqëria apo persona të tjerë. Beatrix gjithashtu ka vepruar kështu mirëpo në faqjen e saj shpeshherë janë dhënë komente personale që kanë shkaktuar dhe debat.
E njëjta gjë ndodhi dhe së fundmi kur në faqjen e Trixës u postua një status që mbronte këngëtaren pas fjalëve të Balinës, e cila i tha se duket sikur qëllimi i saj i vetëm në Big Brother është aktori.
Në këtë status pikasi edhe një koment nga modelja e njohur Elena Lika, e cila zbuloi se është ajo që menaxhon Instagramin e Trixës.
“Shkrimet dhe qëndrimet që lexoni tek faqja e Trixës i shkruaj unë ndaj kush do të shajë le të kalojë tek profili im dhe lëreni Antigonën dhe Albanin rehat”, shkruan Elena.