Arjola Demiri ka treguar paragjykimet me të cilat është përballur për shkak të profesionit të saj!
Ajo ka ndarë me Einxhel dhe publikun një episode nga jeta e saj ku është paragjykuar nga familjarë e të afërm mbi një skenë puthjeje me aktorin e madh, Bujar Asqeriun.
“Një shtëpi shkalloi. Bëra filmin ‘Njerka’, që isha në film me Bujar Asqeriun që puthesha, shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë…. I thashë mamit se në momentin që askush edhe nëse më kanë zgjatur dorën edhe më kanë thënë më kërko… Jemi shumë të lidhur edhe i thashë në momentin që ky është profesion dhe ka edhe këtë edhe më keq!”, u shpreh Arjola.