Specialistja e ISHP-së Silva Bino ka bërë një bilanc të shifrave të vaksinimit në vend.
Ajo tha se është rritur interesi për vaksinimin me dozën e parë.
“Kemi pasur shifra të vaksinimit, sidomos me dozën e parë. ka një dyfishim të dozës së parë. 52,7% me dozën e parë dhe 47.5% me dozën e dytë. Sa i përket popullatës së përgjithshme kemi arritur mbi 40%. Me të dyja dozat jemi rreth 38% e popullatës. prirja e vaksinimit është në rritje, duhet më tepër. Duket se javën që shkoi, vaksinimi ishte maksimal. Sfidë, është vaksinimi i të rinjve.”, tha Bino.