Bruno dhe Efi kanë pasur një debat me tone të ashpra në “Përputhen”. Ai është acaruar keq që Efi ka krijuar afrimitet me Bledin. Në komentin e tij, tha se i duket sikur kanë bërë pakt të fshehtë.
Por Efi e ndërpreu duke i thënë se ka ndryshuar komunikimi i saj me Brunon se iu bë barrë dhe pas kësaj nuk munguan ironitë mes tyre.
Bruno: Ai fëmija që zbulova unë duket sikur ka rënë në koma.
Efi: Po, ka vdekur.
Bruno: Më duket si një pakt i fshehtë i Bledit me Efin. Në fillim, kur dilja me Efin se çdo gjë ia thonim njëri-tjetrit, çfarë na pëlqen e çfarë jo. Gjatë kësaj periudhe, i thotë gjërat këtu.
Efi: Mu bëre barrë se më kërkoje llogari.
Bruno: Kurrë nuk të kam kërkuar.
Efi: Madje në mënyrën më të keqe. Të kam thënë vendos syzet dhe shko te shkolla se për femra nuk je ti.
Bruno: Sillu si femër ti njëherë.