Këngëtarja Beatrix Ramosaj dukej mjaft e shqetësuar dhe e mërzitur në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, që u organizua nëpërmjet një tryeze të madhe nën shoqërinë e banorëve të “Big Brother Vip” dhe partnerit të saj, Donald Veshaj.
Pavarësisht atmosferës festive, spektaklit të krijuar dhe ngrohtësisë së krijuar, Beatrix ka qëndruar vetëm dhe nuk ka pranuar të flasë me njeri për shqetësimin që pati.
Ndërkohë, Donaldi, i cili e ka vënë re gjendjen e saj, është munduar ta qetësojë dhe të zbulojë se çfarë e mërziti të dashurën e tij.
“Nuk jam mirë nëse nuk je ti”, i drejtohet Donald Veshaj këngëtares.
“Të iki të shtrihem më mirë, po mundohem shumë, të betohem”, i përgjigjet ajo.
“Dua të të ndihmoj që të flesh mendjen nga kjo gjëja”, i tha aktori.
Edhe pas fjalëve të partnerit të saj, këngëtarja nuk është qetësuar dhe është ulur e mërzitur në tavolinë.
“Tani ndërrohen vitet o shpirt, duhet të jesh e buzëqeshur. Do të kapë 2022-shi kështu. Po çfarë ke, pse po rri kështu. Edhe natën e Vitit të Ri kështu, pse? Se kuptoj se çfarë mund të të shqetësojë kaq shumë”, e pyet Donald Veshaj, megjithatë Beatrix Ramosaj refuzon të përgjigjet.
Në një moment, ajo shkon tek aktori duke e përqafuar dhe puthur, megjithatë sërish fjalëpakë.
“Më kap inati me veten time që s’kam fuqi të ndryshoj gjërat. Sikur s’kam efekt tek ty, kur të shikoj ashtu se ke idenë sa mërzitem”, ishin fjalët që iu drejtua Veshaj.
Kujtojmë që herë pas here, Beatrix Ramosaj ka shprehur shqetësimin se si do e presin njerëzit jashtë për romancën që krijoi me aktorin në shtëpinë e BBV, që u konsiderua tradhti ndaj Bora Zemanit.