Kufizimet e Skocisë për Covid-19 të zbatuara për të luftuar valën e omicron janë vendosur të lehtësohen nga e hëna më 24 janar, konfirmoi kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon. Duke folur në parlamentin skocez, ajo tha se kufizimet shtesë të vendosura në dhjetor tani mund të hiqen, pasi Skocia “kishte kaluar valën omicron”.

“Duke pasur parasysh përmirësimin e situatës… Mund të konfirmoj sot se të gjitha këto masa do të hiqen nga e hëna e ardhshme, më 24 janar”, tha ajo.
Njoftimi nënkupton heqjen e masave për ambientet e brendshme. Sidoqoftë, njerëzve do t’u kërkohet ende të punojnë nga shtëpia dhe mbulimi i fytyrës do të kërkohet ende në ambientet publike të brendshme dhe në transportin publik. “Është e rëndësishme të theksohet kjo pikë: pavarësisht situatës në përmirësim, niveli i infeksionit Covid-19 që qarkullon në komunitet është ende i lartë. Kështu që për të minimizuar rrezikun e marrjes së virusit, do të ishte e arsyeshme që të gjithë ne të qëndronim të kujdesshëm në ndërveprimet sociale në këtë fazë”, tha Sturgeon.

“Ne do të vazhdojmë t’u kërkojmë njerëzve që të punojnë nga shtëpia sa herë që është e mundur në këtë fazë – dhe punëdhënësit ta lehtësojnë këtë. Megjithatë, ne do të angazhohemi me bizneset tani për një kthim në një qasje më hibride nga fillimi i shkurtit”, theksoi ajo.