Sulmuesi belg Eden Hazard nuk ka dëshirë të rikthehet në Premier League për të luajtur me ekipin e Newcastle, ku e presin me padurim. Lajmin e konfirmoi e përditshmja “El Nacional”, që tha se 31-vjeçari preferon të qëndrojë te Real Madrid edhe pse luan shumë pak.
Ishte përfolur shumë për transferimin e Hazard te skuadra e Newcastle, por duket se shkarkimi i trajnerit Rafa Benitez ka ndërlikuar disi situatën. Hazard preferon të qëndrojë në Madrid, pasi nuk është i bindur për projektin që ka skuadra e Newcastle për të ardhmen.
Hazard ka luajtur edhe më parë në Angli, me Chelsea.