Tottenham po bën lëvizje të mëdha këtë merkato. Pasi ka siguruar nga Juventusi Kuluseveski dhe Bentancur (priten vizitat mjekësore dhe firma pasi nesër mbyll merkato) ekipi i Londrës tashmë po bën ccmos që të heqë të panevojshmit sipas Conte. Dje iku Bryan Gil te Valencia. Pra, jo vetëm huazimi i tij, Tottenhami i Paratici-t vazhdon t’i “bëjë vend” nënshkrimit të ri Dejan Kulusevski dhe po punon edhe për shitjen e Steven Bergwijn te Ajax.
Siç raporton sot De Telegraaf, holandezët në fakt janë gati të rikthejnë sulmuesin sulmues me formulën e huazimit me të drejtë shlyerje, edhe nëse londinezët kërkojnë një lamtumirë përfundimtare. Bergwijn, ashtu si spanjolli, është një nga lojtarët jashtë planeve të Contes.
Holandezi u ble nga PSV per 30 mln euro ne janar 2020 dhe mund te largohet pas 2 vitesh. Sakaq, Ndombele te Lyon është kryer për huazim deri në fund të sezonit për gati 3 mln euro. Kjo situate zhbllokon ardhjen e Bentancur.