Në Spitalin Rajonal Memorial Fier janë kryer 700 procedura kardiake me metoda të avancuara nga ekipi i talentuar i mjekëve.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
“Jam e kënaqur që kemi garantuar këtë super shërbim për banorët e jugut”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu falënderon për punën e tyre Dr. Ndriçim Kallashi, dr. Marsjon Qordja, dr. Eneida Bozaxhiu, dr. Adil Hakan Ocek dhe Elif Atli teknike salle”.
Një qytetar që ka kryer një ndërhyrje në zemër falënderon mjekët e spitalit për punën e shkëlqyer.
“Nuk kam fjalë për këtë spital është bërë një mrekulli në qytetin tonë”, shprehet një qytetare.
Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë ofron shërbime të nivelit terciar, për të gjithë rajonin e jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.
Spitali Rajonal Memorial Fier ofron shërbimet e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, të ortopedisë dhe traumatologjisë./