“Squid Game” sapo bëri histori sërish duke u bërë seriali i parë televiziv në një gjuhë jo angleze, i cili ka marrë një nominim për çmimin e “Screen Actors Guild” (SAG).
Por jo vetë, është gjithashtu seriali i parë korean që merr këtë nominim.
Seriali me historinë e tij të veçante dhe personazhet që janë kthyer në më të preferuarit e publikut është i përzgjedhur për ansamblin më të mirë të serialeve dramatike, krahas “The Morning Show”, “Succession”, “The Handmaid’s Tale” dhe “Yellowstone”.
Yjet e “Squid Game”, Lee Jung-jae dhe Jung Ho-yeon gjithashtu morën nominime për aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë në një serial dramatic.
Çmimet SAG, të cilat votohen nga aktorë të tjerë, shihen si një nga pararendësit kryesorë për shfaqjet e mëvonshme të çmimeve.
Rikujtojmë se seriali korean u nominua dhe fitoi disa çmime edhe në ceremoninë “e heshtur” të “Golden Globes” disa ditë më parë. Një ndër çmimet e rrëmbeu dhe aktori O Yeong-su, i njohur si numri 001, si aktori më i mirë në një rol mbështetës.
Pika historike e “Squid Game” vjen tre vjet pasi thrilleri fitues i “Oscar” i Bong Joon-ho, “Parasite”, u bë projekti i parë në gjuhën jo-anglisht që fitoi një çmim SAG për ansambël filmash.