Ndonëse janë ndarë prej kohësh, Stresi vazhdon të pyetet rreth ish-partneres së tij, Keisit. Kështu i ka ndodhur së fundmi, teksa ka realizuar një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale.

“A vazhdon lidhja me Keisin? Pse jeni ndarë me njëri-tjetrin?”, i ka shkruar një prej tyre. Stresi ka kthyer një përgjigje të prerë, duke thënë se lidhja e tij me Keisin ka tre vite që ka përfunduar.

“Nuk vazhdon, nuk funksionon, është një temë e mbyllur prej tri vitesh nuk e di përse pas tri vitesh bëni të njëjtën pyetje”, ka shkruar reperi.