Sipas një studimi të ri që krahason dy vaksinat mARN, personat që janë vaksinuar kundër Moderna kanë më pak gjasa të infektohen me Covid në krahasim me personat që janë vaksinuar me Pfizer.
Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Case Western Reserve të Cleveland, të udhëhequr nga profesori i bioinformatikës Rong Soo, të botuar në Journal of the American Medical Association (JAMA), analizuan të dhënat e shumë se 637,000 personave që kishin marrë të dyja dozat.
Studimi mori parasysh të dhënat për periudhën korrik-nëntor 2021 dhe personat ishin të infektuar kryesisht me Delta. 12.7% e personave të vaksinuar me Moderna u shtruan në spital, në krahasim me 13.3% që ishin të vaksinuar me Pfizer.
Gjithashtu 1.6 për 1000 të vaksinuar me Moderna u infektuan me Covid, në krahasim me 2.8 për 1000 të vaksinuar me Pfizer. Sipas studimit, nuk kishte asnjë ndryshim për sa i përket rrezikut të vdekshmërisë për të dy vaksinat.
Pavarësisht ndryshimeve, të dyja vaksinat mbrojnë ndaj infektimit me Covid dhe simptomave të renda.
“Nevojiten studime të mëtejshme mbi efektet e dozave përforcuese dhe në veçanti mbrojtjen e personave më të rrezikuar nga vaksinat,” tha studiuesja Profesor Pamela Davis.