Vaksina e detyrueshme për të gjithë futbollistët profesionistë. Kjo është një hipotezë që sot mund të përkthehet në dispozitë legjislative me futjen në fuqi më 1 shkurt.
Këshilli i Ministrave është thirrur të vendosë për futjen e “Super Green Pass”-it. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina nuk e kishte përjashtuar mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm për lojtarët, por problem mbetet mbulimi ligjor.
Mbeten në tavolinë edhe disa përjashtime, duke nisur nga situata e atyre që kanë bërë vaksina të tjera të paadministruara në Itali, gjë që do të pengonte një tjetër administrim me “Pfizer” dhe “Moderna” nga afër dhe për rrjedhojë do të komplikonte procesin e marrjes së certifikatës së gjelbër. Sa i përket lojtarëve të skuadrave të huaja që do të mbërrijnë në Itali për të luajtur garat e UEFA-s dhe FIFA-s, modalitetet duhet të mbeten ato në fuqi deri tani.