Të parën dalje publike për 2022-shin, kryeministri Edi Rama ia rezervoi komunikimit pyetje përgjigje me qytetarët në rrjetet sociale.

Të gjitha ato biznese tha kryeministri që deklarojnë pjesërisht pagat e punonjësve do të përballën me ndëshkime të forta.

“Tatimet kanë dërguar letër për ata të dyshuar për evazion dhe u është kërkuar të vetë rregullojnë deklarimin deri në 20 janar. Ndërkohë u është bërë e qartë që letra do u shkojë edhe punonjësve. Ka shkelje penale që shkojnë deri në dënim në burg. Të reflektojnë seriozisht se ne duam klimë pozitive dhe sa më të favorshme. Në asnjë mënyrë të goditet paga e punonjësve apo pensionet e tyre. Kemi të bëjmë me grabitje të skemës së pensioneve”, tha kryeministri.