Tërmeti i fortë i mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar disa probleme në banesa, në Qarkun e Korçës.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se nga lëkundja e fuqishme me magnitudë 5.6 të shkallës rihter janë dëmtuar 6 banesa në Bashkinë Devoll.
Nga raportimet e qytetarëve, mësohet se kanë pësuar dëmtime 2 banesa në Bilisht, 2 banesa në fshatin Mançurisht dhe 2 në fshatin Shuec.
Ndërkohë, grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara. Sipas kryetarit të bashkisë, Eduard Duro, banesat janë të vjetra dhe të amortizuara, por do të verifikohen në terren.