FIFA ka shpallur finalistët për çmimin e “lojtarit më të mirë” të vitit 2021. Përveç Robert Lewandowskit dhe Lionel Messit, që rivalizuan fort edhe për fitimin e “Topit të Artë”, kandidati i tretë për këtë trofe të FIFA-s është Mohamed Salah, sulmues i Liverpool-it.
1. Robert Lewandowski (Poloni / Bayern Münich)
2. Lionel Messi (Argjentinë / Barcelona / Paris Saint-Germain)
3. Mohamed Salah (Egjipt / Liverpool)
Kujtojmë se emrat e fituesve do të zbulohen mbrëmjen e 17 janarit.