Përçarja midis PD dhe LSI duket se po thellohet dita ditës. Në grupin zyrtar të Partisë Demokratike në Whats App është hequr zëdhënësi i LSI dhe i kryetares Monika Kryemadhi, Klajdi Bodlli, i cili ishte pjesë e këtij grupi që prej kohës kur ishte gazetar në News24.
Mesa duket, PD nuk ka interes që LSI të përfshihet dhe as të ketë informacion për aksionin e saj politik. Fshirja e zëdhënësit të LSI nga grupi vjen në një kohë kur brenda Partisë Demokratike ka një luftë të brendshme për drejtimin e partisë. Marrëdhëniet mes PD dhe LSI u krisën pas zgjedhjeve të 25 prillit./Dritare.net
Home Lajme Aktualitet Thellohet përçarja PD-LSI, ja çfarë i bëri selia blu zëdhënësit të Kryemadhit!