U çel sot thirrja e katërt e programit IPARD II, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ministres Frida Krifca dhe ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Rama theksoi se janë tashmë janë të shumta rastet konkrete që vërtetojnë sa punë dhe investime janë bërë në fushën e agroturizmin, pasi vëmendja e kthyer drejt fshatit, me investimet më të mëdha të kryera ndonjëherë, e bën fshatin sot një alternativë tërheqëse për të nisur një biznes, duke rritur cilësinë e jetës në zonat rurale.

Në IPARD III, qeveria rriti financimin në 146 milionë euro, duke e çuar në një stad të ri nivelin e investimeve për fermerët dhe sipërmarrjeve rurale me grante, duke u mësuar fermerëve të aksesojnë fondet e BE-së.

Këtë vit buxheti i shtetit në sektorin e bujqësisë, alokon shumën më të madhe deri tani për fermerët dhe agrobiznesin, me një vlerë prej 12.7 miliardë lekësh.

Është e dukshme rëndësia që i kushtohet sektorit të agroturzimit, i cili rezultoi me rritje gjatë vitit të kaluar, ndërsa vizioni i qeverisë fokusohet në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe të turizmit rural.

Qëllimi është përmirësimi i infrastrukturës, vlerësimi i traditave, trashëgimisë kulturore dhe përmirësimi estetik i qendrave të banuara, duke u dhënë mundësi zonave rurale të kenë një trend pozitiv zhvillimi ekonomik.

Programi i qeverisë për të zhvilluar turizmin rural, mbështetet në mekanizma për rritjen e numrit të bizneseve agroturistike e bujtinave dhe politikave nxitëse për emigrantët, të rinjve dhe grave.