“Ti je 100 mijë euroshi im “, kjo ishte shprehja që fluturoi mbi shtëpinë e “Big Brotherit” mëngjesin e sotëm.

Kjo ishte surpriza e veçantë që mori balerini, Ilir Shaqiri nga Sabiani, shoku i tij më i mirë, i cili trashmë nuk ndodhet brenda shtëpisë.

“Ti je 100 mijë euroshi im”, është një batutë e cila ka bërë shumë bujë në rrjet dhe është përdorur mjaft. Ai e ka thënë për Ilirin, teksa ishte ende brenda shtëpisë, për t’i treguar se ai ka fituar në lojë një mik shumë të mirë.