Antonela Berisha e ftuar në emisionin “E Diell” rrëfeu disa të pathëna.Ajo e ka treguar shpesh që e kanë ngacmuar figura publike, sidomos politikanë, por kësaj here bëhej fjalë për një futbollist.
Antonela ka treguar se është ngacmuar nga futbollisti i njohur i Italisë Mario Baloteli.
“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli. e kam takuar në një lokal në milano, futi shokë me më ngacmu. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kshu. Jo i thashë nuk është tipi im”, tha Antonela.
Videoja ka qarkulluar në TikTok dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana si përdoruese e rregullt e ka parë, por ka vendosur edhe ta komentojë në mënyrë ironike.
“Mbrëmë piva kafe me Ronaldon”,- ka komentuar Ledjana.
Ledjana e shprehu ‘inatin’ me Antonelën edhe kur ajo ndodhej brenda shtëpisë.
Ajo ka komentuar në Instagram “dihet” kur është pyetur se kë do donte të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”.Direkte të gjithë kanë aluduar se sigurisht e ka për Antonelën.
Ndryshe nga shumë ‘armiqësi’ në programin “Për’puthen” që pamë të harroheshin jashtë Ledjana dhe Antonela vazhdojnë po njësoj.
Ledjana e ka akuzuar Antonelën si dikush që ndërhynte në çift dhe se deri në momentin e fundit i ka kërkuar Mevlanit “të dilnin çift bashkë”. Ledjana rrëfeu se ajo dhe Mevlani do të deklaroheshin që në takimin e 4, ku kanë dhënë puthjen e parë, por Antonela e mori vesh dhe krijoi një situatë dramatike në emision duke bërë që deklarata e tyre të shtyhej për shumë më vonë. Gjithashtu ajo ka treguar që ata dy nuk e ndërprenë komunikimin mes tyre.
Gjithsesi tashmë me informacionet që kemi asnjëri prej të treve nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin.