E ftuar në emisionin “Big Brother Fan Club” sot ishte ish-konkurrentja Egzona Rafuna, e cila u eleminua të premten nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ajo foli për raportin e shumëkomentuar me Donaldin, i cili siç u tha edhe e penalizoi në lojën e saj.

Arsyeja pse ajo u afrua me Donaldin pas daljes së Beatrix?

“Unë e kam parë të nevojshme të afrohesha kur Triksa ishte keq. Edhe nëse ajo më penalizon nuk e kam me rëndësi sa kam njerzillëkun. Ngjarja me Triksën ndodhi tre ditë pasi në prime u trajtua që Egzona është futur në mes të tyre, prandaj ishte ai reagim. Më ka ardhur keq që Triksa po m’i thotë ato gjëra. Mendova për familjen time, se unë shoqërinë, familjen dhe karrierën i kam të shenjta”, tha Egzona.

Gjithashtu, ajo shprehu zhgënjim për Arjolën.

“Jo të gjithë e kanë pritur mirë lajmin, na kanë parë si ca javë të lodhshme me ca banorë që do t’i nxjerrim. Fillova ta urreja si term ‘banorët e rinj’. Gjatë ditëve në vijim diçka nuk do të ecte. Me Arjolën kemi miqësi nga jashtë, mendoja se do të kisha miqësi, kisha mjaftueshëm njohje sa të krijoja këtë miqësi. Nuk e kam ndje afrimitetin, pavarësisht se Arjola ka thënë se e kam prit mirë. Nuk e kam prit që Meridian të më priste aq mirë. Po ashtu edhe me Ilirin që ishte e papritur. Me Donaldin dhe Triksën kam qenë më e afërt”, tha Egzona.