Dyshja më e përfolur e momentit Donald-Beatrix duket se kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet e tyre dhe tashmë duken sërish të lumtur pranë njeri-tjetrit.
E gjitha ndodhi pasi ata fituan mundësinë të shohin një film brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, sepse edicioni i lajmeve që ata imituan, ishte videoja më e klikuar në “Youtube”. Këngëtarja krijoi atmosferën romantike, duke ndezur qirinjtë në oborrin e shtëpisë, ndërsa morën verë dhe kokoshka dhe u ulen pranë njëri tjetrit.
Pas rikthimit nga disa orë të këndshme në prani të njëri-tjetrit, banorët e kanë ngacmuar çiftit mes të qeshurave. Gjatë bisedës, Beatrix ka shprehur dëshirën për të patur një vajzë me partnerin e saj.
Pjesë nga biseda:
Arjola: E pasken bërë zemra një dyshek apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte.
Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie.
Donald: Ke vajzë dëshirë?
Beatrix: Po.
Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza. Ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë , me dy fjali. Kurse goca do i çik punë.
Egzona: Receta është më e gjatë.
Rikujtojmë se dyshja kaloi një periudhë të vështirë brenda shtëpisë, ku konsideruan edhe ndarjen si zgjidhjen e duhur për të rregulluar problmet e tyre.