Kreu i PD Lulzim Basha, në një komunikim me gazetarët tha se selia e PD u sulmua nga kriminelë që u përdorën nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Gjithashtu ai theksoi se të gjitha ata persona që dhunuan do të përgjigjen para drejtësisë.
‘Na pret një sezon bashkëbisedimi. Do të jemi përballë dhunës së Berishës në aleancë me Ramës deri në shkatërrim të saj’, ka thënë Basha. Nga Partia Demokratike nuk ka pasur gaz lotsjellës .Sot u zbulua plani kriminal Berisha-Rama që , i pari që u vonua ndërhyrja e policisë dhe tjetra që u tha se nga PD u hodh gaz lotsjellës’, tha Basha.
Më tej ai shtoi se sulmin në PD e kryen kriminelët dhe njerëzit e paligjshëm.
Persona me shkopinj që dhunuan demokratët?
‘Planet dërgojani institucioneve. Njerëzit që iu sulën godinës nuk kanë të bëjnë me demokratët. Për kriminelët dhe ushtarët e krimit që u përdorën nga Berisha do të përgjigjen para drejtësisë. Skam parë persona me hunj në duar’, tha kryedemokrati.