Vjen reagimi i parë nga një prej anëtareve të Komisionit të Rithemelimit e përjashtuar nga kryesia e PD në mbledhjen e orëve të vona të së hënës. Deputetja Albana Vokshi deklaron se nuk mund të përjashtohet nga ata që s’kanë lidhje me PD-në dhe një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal. Sipas saj, Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitimë të Kuvendit Kombëtar të PD.
“Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë. I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare. Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022. Në demokraci sovrani vendos!”, deklaron Vokshi.