Sali Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. Vendimi për përjashtimin e tij përgjithmnë nga PD është marrë nga Lulzim Basha dhe Kryesia në bledhjen që nisi pasditen e djeshme dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Siç gazetari Juxhin Mustafaraj ka mësuar, një nga vendimet e marra është edhe përjashtimi i anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.
Po ashtu “me dorë të hekurt” Kryesia ka vendosur shkarkimin 9 drejtuesve politikë në qarqe, të cilët u pozicionun me Sali Berishën. Kryesia ka vendosur shkarkim të drejtuesve politikë: -Belind Kelind Kellici-Tirane -Albana Vokshi-Tirane -Aldo Bumci-Tirane -Agron Shehaj-Tirane -Flamur Noka -Tritan Shehu-Gjirokaster -Bujar Leskaj-Vlore -Edmond Spaho-Korce -Edi Paloka-Durres