Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i përgjigjet sërish Sali Berishës për protestën e 8 janarit. Ai thotë se kjo protestë ka një qëllim të bunkerizojë PD, njëlloj siç është bunkerizuar Berisha dhe familja e tij.
“Vullnetit të shumicës dërrmuese të demokratëve, të të gjithë institucioneve të partisë, Berisha po përpiqet që t’i mbivendoset me retorikë përçarëse, ushqimi i përditshëm që Berisha i ofron demokratëve janë skena teatrale që synojnë të dëmtojnë PD, mashtrime që sa më shumë kalon koha aq më të pabesueshme bëhen.
Thirrja për protestën e PD, për shkak se po lyhen muret e godinës, është keqpërdorimi më i madh që mund t’i bëhet një demokrati, ka një qëllim të bunkerizojë PD, njëlloj siç është bunkerizuar Berisha dhe familja e tij.
Nga 9 shtatori nga goja e tij keni dëgjuar akuza me qëllimin që ta shndërrojë PD në mburojë dhe në shërbim të hallit të tij personal”, tha Bardhi.