Të ftuar në emisionin ‘Frontline’ deputetët Luan Baçi dhe Dashnor Sula ka komentuar ngjarjet e njëpasnjëshme që po ndodhin në selinë blu.
Luan Baçi i rreshtuar pranë Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit është shprehur se Kuvendi i 11 dhjetorit nuk mund të konstestohet ndërkohë që deputeti Sula ka kërkuar transparencë dhe ka kërkuar vendimin nga gjykata.
Pjesë nga debati:
Sula: Nuk kemi konflikt me demokratët. As 10% e anëtarësisë nuk ka shkuar për të votuar. Kryesia e Peqinit, Belshit, Gramshit e të gjitha zonave janë me partinë Demokratike, atë institucionale dhe jo me Lulzim Bashën Baçi: Mos fol kot në ajër. Nëse konteston Kuvendin e 11 dhjetorit.. Sula: Delegatët nuk i verifikon as ti Luan dhe as unë se je i pabesueshëm. Do ta verifikojë gjykata. Unë nuk jam as qorr dhe as shurdh. I pashë delegatët, nuk flas për militantë.
Baçi: Do ta mbyll fare Sula: Çoje listën në gjykatë. Nuk jemi lëvizja Haxhi Qamil. Gjykata nga i pari tek i fundit. Pranoni dhe prisni vendimin e gjykatës Baçi: Sot PD Fier ka ditën e themelimit. Ku ishte kryetari? Po dje në Lushnje, Kukës, Gjirokastër? Sula: Nuk ka shkuar asnjëherë kryetari në festat e PD-së përviti. Baçi: Nuk e kam ftuar këtë herë se ai nuk është më kryetari i PD-së. Sula: Jeni bërë qesharakë Baçi: Do vijë dita dhe do thoni keni pas të drejtë. Pse nuk hyni në zgjedhje?
Sula: Në muajin mars bashkë me Koreshin, ty, Helidon Bushatin do të nisim një lëvizje tjetër dhe do kërkojmë zgjedhje. Po pse kjo është zgjidhje? Partia ka rregulla. Baçi: Jam dakord që në bazë të statutit të bëhen zgjedhje edhe pas 3,4 muajsh Sula: Me këtë punë do merremi ne? Me sherre me njëri-tjetrin? Po shokët e tu kanë 4 muaj që nuk vijnë në Parlament e nuk bëjnë një status kundër qeverisë.