Nga një kompani e dizajnimit dhe prodhimit të hapësirave rikrijuese tek një platformë për mësimin e arkitekturës duke luajtur, 10 startupe nga Ballkani Perëndimor do të demonstrojnë inovacionet e tyre në Uplift Demo-Day më 17 Janar.I përzgjedhur si Kryeqyteti Evropian i Rinisë, Tirana do të mirëpresë finalen e tretë me radhë të akseleratorit më të madh të startupeve në Ballkanin Perëndimor duke finalizuar një udhëtim 4-mujor i cili afroi 57 aplikime ku 20 prej tyre u ftuan në Selection Bootcamp. Themeluesit do të marrin skenën e Demo-Day në Sallën e Koncerteve “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik Tiranë përballë një audience live me pjesëmarrje fizike dhe virtuale e cila do të mirëpresë startupe, sipërmarrës, investitorë, mbështetës dhe partnerë të Uplift Western Balkans si Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen zj. Edona Bilali, Ministër i Shtetit për Rininë zj. Bora Muzhaqi, sipërmarrësin Sllovak z. Peter Kolesar dhe investitorë si z. Elvin Guri, zj. Cosmina Popa, zj. Eli Zhabevska, z. Martin Bjergegaard, zj. Eva Simeokova dhe z. Matej Ftacnik.

Organizuar përmes një bashkëpunimi të ngushtë mes SOVVA në Sllovaki, ICTSmedia në Shqipëri, VentureUP në Kosovë dhe ICAN në Maqedoni dhe mbështetjen financiare të SlovakAid, Uplift Western Balkans nisi edicionin e tretë me mbylljen e aplikimeve në Shtator të 2021.Edhe pse Demo Day përfaqëson inaugurimin e një programi trajnimi, zhvillimi dhe avancimi të mëtejshëm të startupeve, produkteve e modeleve të tyre të biznesit dhe inovacionit, për 10 startupet e Uplift Western Balkans ky është vetëm hapi i parë një rrugëtimi të gjatë sipërmarrës që i pret në të ardhmen.

Është një moment kyç në rrugëtimin e startupeve të cilët në Demo-Day do të prezantojnë progresin e bërë përballje medias, partnerëve, mbështetësve dhe investitorëve engjëll.
Në Investor Connect, një event prej 60 minutash përpara Demo-Day, 10 startupet do të takohen me investitorë. Mëse 50 ekspertë të fushave të ndryshme nga Rajoni dhe Evropa kanë mbështetur startupet përgjatë rrugëtimit të tyre drejt kësaj finaleje.Në Demo-Day çmime me vlerë 7 mijë euro do të ndahen për startupet të cilët kanë mundësi për të ngritur investime e ekspozuar përballë rrjetit të gjerë të partnerëve dhe investitorëve të Uplift Western Balkans.

Axhenda Demo-Day

  • 16:00 – 16:30 Regjistrimi (Ngjarje e Mbyllur)
  • 16:30 – 17:30 Investor Connect (Ngjarje e Mbyllur)
  • 17:30 – 17:45 Regjistrimi i të ftuarve
  • 17:45 – 18:00 Hapja
  • 18:00 – 19:00 Prezantimi i Startupeve
  • 19:00 Vlerësimi
  • 19:00 – 19:30 Keynote (Aktivitet Paralel)
  • 20:00 Shpallja e Fituesve
  • 20:15 Rrjetëzim

Uplift Western Balkans nisi tre vite më parë si një mision për të zhvilluar dhe demokratizuar ekosistemin e sipërmarrjes dhe startupeve në Ballkanin Perëndimor duke krijuar një hub inovacioni i fokusuar në shkencë dhe teknologji.Në botën e sipërmarrjes asgjë nuk është e garantuar, e madje shumica e nismave nga startupe tek biznese të vogla dështojnë. Uplift Western Balkans ka ndihmuar dhjetëra startupe ambicioze dhe impakti i programit është ndjerë në teknologjinë, biznesin e madje edhe kulturën e tyre.
Ky impakt vihet re tek ambiciet në rritje të startupeve të Uplift Western Balkans, nga nisma modeste që sot kërkojnë të zgjidhin probleme të cilat prekin sektorë dhe industri të ndryshe si inteligjenca artificiale, robotika, edukimi, mjedisi, realiteti virtual, shëndeti, marketingu, gaming, food delivery, arkitekturë etj.
Uplift Western Balkans gëzon mbështetjen e partnerëve dhe sponsorëve si: SlovakAid si mbështetësi kryesorë i kësaj ngjarjeje, Banka Credins, Albvision, One Telecommunications, EU for Innovation, SwissEP, Huawei, CIVITTA, Universiteti i Evropës Juglindore, Bashkia Tiranë, EY, ICTSlab dhe mbulimin mediatik të SCAN TV, Emerging Europe, Shqip.com, PCWorld Albanian, Business Magazine, GeekRoom, AlbaniaTech dhe CIO.al. Pjesëmarrja në këtë eveniment është e kufizuar për shkak të situatës pandemike të Covid-19 ku do të respektohet përdorimi i maskave dhe distancës fizike.