Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar ndeshjet e javës së dhjetë të ‘Sunday League’ të vlefshme për sezonin 2021-2022.
Ndeshje me ritëm dhe gola ka qenë ajo e zhvilluar mes Milan MFC dhe Barrikada FC e cila ka përfunduar me rezultatin 2-2.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0. Ndërkohë pjesa e dytë rezervoi spektakël dhe plot katër gola.
Të parët që kaluan në avantazh kanë qenë djemtë e Milan MFC të cilët kanë zhbllokuar ndeshjen me anë të lojtarit me numër 19 (Dorjan Ademi).
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Barrikada FC që ka gjetur barazimin me anë të futbollistit nigerian Jabar që në fanellë mban numrin 17. Ky gol duket se u jep zemër futbollistëve të Barrikada FC të cilët gjejnë sërish rrugën e rrjetës duke përmbysur rezultatin nëpërmjet një goli të bukur me kokë të lojtarit me numrin 9 (Armando Dardha).
Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt përfundimit në shifrat 1-2, një harkim nga këndi gjen të lirë numrin 21 (Mateo Goxhaj) i cili ka rikthyer barazpeshën. Nuk ka më kohë, arbitri vërshëllen, ndeshja në Kompleksin ‘Skënder Halili’ mbyllet me shifrat 2-2.
Në linkun më poshtë keni ndeshjen e plotë: