Mjeku Ilir Alimehmeti foli sot në një lidhje skype për emisionin “Zona Zero” në Top News për situatën aktuale të COVID në vendin tonë.
Me variantin e ri Omicron dhe me virozën e stinës shumë njerëz janë në mëdyshje nëse kanë një grip normal apo janë infektuar.
Alimehmeti i pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu, tha se nuk ka një dallim mes tyre, por e vetmja gjë që mbetet të bëjnë është tamponi dhe analizat, për të provuar nëse janë infektuar ose jo.
“Testi i shpejtë është efektiv dhe me kosto të ulët. Ka shumë njerëz që po e teprojnë në fakt me bërjen e testeve.
Bëjeni vetëm kur keni simptoma ose vetëm kur keni pasur kontakt të ngushtë me një person të infektuar,” tha Alimehmeti.