Bashkimi Evropian planifikon të eksportojë 700 milionë doza të vaksinave kundër Covid-19 deri në mesin e vitit 2022, bëri të ditur presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në një video mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale.
“BE është donatori më i madh i vaksinës për Covid-19. Ne kemi tejkaluan objektivin tonë të ndarjes në 2021, me 380 milionë doza të përbashkëta’’, shtoi ajo.
”Ne do të përpiqemi të bëjmë edhe më shumë. Jemi në rrugën e duhur”, nënvizoi presidentja.