Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal sot në qytetin e Kurbinit në taqkimin e radhës me demokratët atje. Duke ndarëë disa foto nga takimi në Facebook, Basha shkruan se me shpirtin e tyre të madh, demokratët e qarkut të Lezhës kanë zgjedhur të ardhmen, të vetëdijshëm se Partia Demokratike është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim.
Basha shton më tej se vendosmëria jonë është e madhe, aleancat tona janë më forta se kurrë dhe të gjithë bashkë do t’i japim fund tranzicionit dhe idhujve të tij të rremë, për të ndërtuar një të ardhme më të mire,
“Me shpirtin e tyre të madh, demokratët e qarkut të Lezhës kanë zgjedhur të ardhmen, të vetëdijshëm se Partia Demokratike është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Dhe në emër të vlerave mbi të cilat familja jonë politike është ngritur dhe qëndron, me busullën që na drejton përherë nga perëndimi, ne jemi gati të bëjmë çdo sakrificë për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të risjellë demokracinë dhe legjitimitetin në vend.Vendosmëria jonë është e madhe, aleancat tona janë më forta se kurrë dhe të gjithë bashkë do t’i japim fund tranzicionit dhe idhujve të tij të rremë, për të ndërtuar një të ardhme më të mire”- shkruan ai.