Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi se kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit do të garojnë në koalicion me LSI-në.
Berisha tha se po negociohet lidhur me modalitetet dhe se është në bisedime edhe me parti të tjera.
Berisha:Ne marrim pjesë ne zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne, sigurisht që do ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe do paraqitet edhe logoja të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon tonë të vërtetë e ka konfisuar Rama, kjo nuk i pengon ata që ta shohin të shkruar në ballin e këtyre zotërinjve dhe të gjithë mbështetësve të kësaj partie. Do të regjistrohemi si koalicion me LSI-në. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që ka ligji, sepse ligji ka ca modalitete absurde. Po diskutojmë edhe me parti aleate, po negociohen. Ka një përcaktueshmëri ligjore sa duhet të jenë. Po merret një grup me këtë cështje.