Zgjedhjet për kryetarin e ri të shoqatës rajoale të futbollit “Tirana” u shoqëruan me debate dhe kontestime dotën e sotme.
Kandidati Eduard Prodani denoncoi live për mediat se është manipuluar lista e pjesëmarrësve pasi numri real është 41 përfaqësues, por në sallë ka qenë të pranishëm 60 persona.
Ai premtoi se do ta shqyrtojë çështjen me përfaqësus ligjorë.
“Listat jane manipuluar. Do të shikojmë të shqyrtojmë me përfaqësues ligjorë masat e mëtejshme. Në këtë godinë nuk duhet të bëhet mbledhja, është njësoj sikur mbledhjet e FSHF të bëhen në UEFA.
Ka konflikt i pastër interesi. Nuk marrim pjesë në një asamble në një vend ku nuk e dimë se kush është brenda.
Ne hymë në sallë mbi 60 veta njerëz që nuk i kemi parë, s’kishin lidhje me sportin, sporti duhet të avancojë para në vitin 2022”, tha Prodani duke akuzuar direkt Federatën Shqiptare të Futbollit.
Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.