Pak minuta më parë, Juventusi konfirmoi se e ka shitur Rodrigo Bentancurin te Tottenhami për 19 milionë euro. Ndërsa, tani ishte prapë Juventusi që njoftoi se edhe sulmuesi suedez, Dejan Kulusevski do ta vazhdojë karrierën në Tottenham.

Kështu, Tottenhami ia merr dy futbollistë “Zonjës së Vjetër” në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. Rol të madh në arritjen e këtyre marrëveshjeve kishte drejtori sportiv i Tottenhamit, Fabio Paratici, i cili paraprakisht ishte i punësuar nga Juventusi. Kulusevski erdhi në Juventus nga Atalanta në vitin 2020.