Avokati, Maks Haxhia është prenoncuar për mediat pas vendimit me 3.4 vite burg për ish-ministrin Tahiri. Haxhia tha për mediat se vendimi ishte skandaloz dhe se ne këtë vend dy gjera dihen te sigurta, lindja dhe vdekja, tjerat nuk dihen.
E plotë:
Vendimi ishte skandaloz! Ne këtë vend dy gjera dihen te sigurta, lindja dhe vdekja, tjerat nuk dihen. Nëse dënimi i Tahirit do te kënaqë dhe përmbushë atë shqetësim dhe pritshmëri që kishte opinioni, le te quhet i përmbushur!
Kjo gjykate beri atë që s’mund te behej nga pikëpamja juridike, se në thelb la po atë vendim te shkalles se pare, por hoqi pezullimin e nenit 591, i cili është forme e vuajtjes se dënimit. Aplikimi i një gjeje te tille është hakmarrje, dhe kënaqje e pushtetit gjyqësor.
Flas për misionin që ka marre drejtësia përsipër. Shpërdorimi i detyrës s’është ne kompetencat e kësaj gjykate. Vendosja në planin e deklarimit fajtor me 3 vite e 4 muaj, ishte e papritur, jo se na çuditi por ishte non sens juridik se ishte pezullimi. Sepse pezullimi ka tjera kritere edhe kur jepet dhe kur hiqet dhe s’di si gjykata do e justifikojë këtë veprim
Ky vendim ishte për te kënaqurit.