Blendi Gonxhja ka kujtuar 31 vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxxha.

Gonxhja është njëri nga organizatorët e grevës studentore të 20 shkurtit të 31 vjetëve më parë.

Në një lidhje me skype nëq studion e lajmeve në Vizion Plus, Gonxhe tha se Sali Berisha ka qenë kundër protestës së 1991.

Sipas Gonxhes, PD u gjend e papërgatitur dhe ishte e trembur.

“Me vjen që perzonazhi Sali Berisha ka qenë kundër protestës së studentëve në vitin 1991. PD u gjend e papërgatitur e trembur. Ne kërkonim të vinim disa pika të forta reference. Berisha donte që ne të shkonim në shtëpi dhe të mos vijonim protesta edhe në dhjetor, por ne e refuzum. Nuk ishte luftë për të marrë pushtetin, s’ishte luftë për të kaluar nga një situatë në tjetrën”, tha Gonxhja.